FITORJA

Haziri ua shfaq zotimin banorëve të Lagjes së Shasivarëve për ndërtimin e rrugës dhe kanalizimit fekal

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjatë vizitave në terren, kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me kërkesë të banorëve atje, ka vizituar lagjen e “Shasivarëve” në Bresalc, të cilët kërkuan nga ai ndërtimi i kanalizimit fekal dhe rrugës në gjatësi prej 400 metrave.

Haziri, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët, ua ka shfaqur zotimin banorëve të kësaj lagjeje se do t’i nisin procedurat për ndërtimin e rrugës dhe kanalizimit, duke iu mundësuar qarkullim më të lehtë.

“Qëllimi ynë është që në këtë mandat qeverisës përfundimisht ta largojmë lloçin dhe vadat gjithandej territorit të komunës. Me të gjitha mundësitë tona do të mundohemi që sivjet ta kryejmë kanalizimin, ndërkaq për vitin e ardhëm do ta asfaltojmë rrugën. Ju garantoj për këtë”, tha Haziri.

GRANDEMALL

Haki Uruqi, banor i kësaj lagjeje, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe zotimin e tij për realizimin e këtyre projekteve jetike për ta.

Përndryshe, javën e kaluar tashmë është përmbyllur me sukses asfaltimi e të gjitha rrugëve kryesore në fshatin më të shpërndarë në komunën e Gjilanit, Bresalc./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.