Mobi Casa

Haziri u jep ultimatum kompanive: Kryeni punët sipas kontratës, përndryshe do të ndëshkoheni

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, u ka dhënë ultimatum kompanive që kanë kontratë me Komunën për ndërtimin infrastrukturës që t’i kryejnë punët me kohë dhe me kualitet sepse nëse nuk e bëjnë këtë do të ketë ndëshkime dhe shkëputje të kontratave.

Këto komente Haziri i ka bërë sot gjatë vizitës në rrugën “Vëllezërit Frashëri” dhe “Motrat Qiriazi”, ku ka marrë pjesë edhe nënkryetari Rexhep Kadriu dhe disa nga drejtorët komunalë.

FIDANISHTJA

“Rrugët në Gjilan po ndërtohen në mënyrë kualitative. Kudo që po punohet po bëjmë mbikëqyrje të rreptë. Rruga“Vëllezërit Frashëri” dhe “Motrat Qiriazi” së shpejti do të ndërtohen me të gjitha elementet përcjellëse dhe u bëjë thirrje kompanive që kanë kontratë me Komunën që t’i kryejnë punët sipas kontratës dhe me kohë, përndryshe do të ketë ndëshkime për të papërgjegjshmit dhe shkëputje kontratash”, ka thënë kryetari Haziri.

Kreu i Gjilanit pohoi se synimi i tij dhe ekipit është që projektet e katërshes së madhe të prioriteteve, në të cilën hynë edhe infrastruktura, të realizohen në mënyrën më të mirë të mundshme, për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.