Haziri u jep detyra drejtorëve (u.d)

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, ka zhvilluar sot takimin e parë punues me ushtruesit e detyrave të drejtorëve të drejtorive në Komunën e Gjilanit.
Në këtë takim diskutuan disa detyra që duhet të kryhen siç është organizimi i manifestimit “Flaka e Janarit”si dhe për aplikimin për grante të Komisionit Europian edhe atë në 3 kategori: për bashkëpunimin ndërkufitar, për projektin “Kosova e Bukur” dhe zhvillimin ekonomik.
Poashtu u diskutuan edhe çështje të tjera me rëndësi për menaxhimin e institucioneve komunale. /rajonipress/