Haziri u bënë apel të gjithë donatorëve t’i përmbushin premtimet
Gjilan – Donatorët të cilët premtuan në mbrëmjen humanitare të organizuar nga Komuna e Gjilanit, po vazhdojnë t’i përmbushin ato për t’u dalë në ndihmë familjeve që kanë nevojë për strehim dhe banim.
Deri më tani, Fondi prej 100 mijë eurosh i ndarë nga Komuna e Gjilanit për familjet në nevojë është rritur nga njerëzit e vullnetit të mirë me mbi 86 mijë euro dhe mbi 21 mijë franga zvicerane.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka shprehur falënderim për qytetarët e vullnetit të mirë kudo që janë që iu kanë përgjigjur thirrjes për ndihmë nevojtarëve, duke apeluar edhe tek të tjerët që t’i përmbushin premtimet e dhëna në mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”.
Ndryshe, pesë shtëpi tashmë kanë nisur të ndërtohen për familjet me gjendje më të rëndë, derisa javë më parë në një takim me autoritetet komunale edhe donatorët tjerë që kanë premtuar ndërtim të shtëpive me çelësa në dorë, janë zotuar se janë të gatshëm t’i përmbushin ato. Poashtu, ka nisur edhe meremetimi i shtëpive sipas kërkesave të qytetarëve.
Për hirë të transparencës, Komuna e Gjilanit do të vazhdoj t’i bëjë publike të gjitha transaksionet që kanë ardhur në xhirollogaritë zyrtare./rajonipress/
Emri Mbiemri Firma Euro Chf
Sami Sejdiu 100
Blerim Shabani 106.41
Shefki Avdullahu 500
Ruzhdi Tafaj 200
Shefket Demaj 500
Gani Rexhaj 50
Shemsedin Sherifi 500
Makfire Aliu 300
Hetem Ajeti 500
Rinesa Sadiku 150
Sadri Hajrullahu 200
Mustaf Dushica 500
Peter Ecker 250
Mumin Malaj 100
Vebi Sadriji 1000
Ilir Isufi 200
Safet Morina 300
Mexhd Elezi 100
Shiqeri, Zejnie Bajrami 410
Shpend Aliu Dentina 500
Skender Ahmeti TONI-A 100
Ilmi Asllani 150
Arsim Mustafa 300
Avni Sadriji 2000
Faruk Ahmeti 100
Afrim, Blerime Kaba 200
Enver Recica 100
Fadil Vokrri 500
Ali Abdullahi 1000
Haki Spahiu 50
Hevzi Murseli Noter 200
Arben Zeneli 50
ALB TECH SHPK 500
Sali Aliu 1000
Nazmi Sabedini 200
Ali Aliu 100
Nevzad Bunjaku 500


