Haziri u bënë apel qytetarëve që të paguajnë tatimin në pronë

Gjilan – Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri i shoqëruar nga drejtorët komunal ka inspektuar sot punimet e rrugëve në disa lagje të qytetit.
Së pari, kryetari Haziri është ndalur në rrugën “Mulla Idrizi”, apo siç njihet “Lagjja e avokatëve”, ku është përfunduar në mënyrën më të mirë, ndërsa qytetarët kanë falënderuar Hazirin për investimet.
“Tash, lagjja ka marrë pamje ashtu si i ka hije. Kjo është një ndihmesë e madhe për ne që jetojmë e veprojmë këtu, prandaj ju faleminderit kryetar”, tha Masar Morina.
Ndërkaq, kryetari Haziri pohoi se e gjitha çfarë po bënë është që po i kryen detyrat e tij dhe obligimet që i takon si i pari i qytetarëve. Ai nga këtu u ka bërë apel qytetarëve që të paguajnë tatimin në pronë dhe taksat komunale pasi në këtë mënyrë do të shumëfishohen investimet.
“Qëllimi ynë është që të shoh punët që janë bërë në qeverisjen të cilën e udhëheq unë. Këtu janë bërë punë të rëndësishme, të cilat do t’ju ndihmojnë qytetarët që të jetojnë më mirë. Unë nga këtu, u bëjë apel qytetarëve që të paguajnë tatimin në pronë dhe taksat komunale me të cilat mjete do të investohet në rrugë, ujësjellës, kanalizim e ndriçim publik në lagje e fshatra të Komunës së Gjilanit”, tha kryetari Haziri.
Më pas, kryetari Haziri ka vizituar punimet në rrugicën për këmbësorë përballë Xhamisë së Vogël, e cila, të shpien tek stacioni i autobusëve, për të vazhduar tek inspektimi në rrugën Brenda, e cila është punuar me kubëza betoni, si dhe në rrugën “Ali Hadri”.
Pos kësaj, duhet theksuar përkundër borxheve të më mëdha të trashëguara, Komuna e Gjilanit Brenda gjashtë muajsh i ka shlyer mbi 1.8 milionë euro./rajonipress/