UBT

Haziri: Tubimi i sotëm në Gjilan tregon se populli e do stabilitetin, zhvillimin e qetësinë politike në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Mikpritje të jashtëzakonshme ka gjetur në Gjilan kryeministri në detyrë dhe kandidati edhe për një mandat qeverisës, Abdullah Hoti. Kryetari i Degës së kësaj komune, njëherësh kryetar i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka thënë se tubimi i sotëm tregon se populli e do stabilitetin, zhvillimin e qetësinë politike në Kosovë.

Haziri tha se kjo kala që quhet Republikë e Kosovës është larë me gjak, e jo me shamia e me këngë partizane.

“Mirëseardhje kryeministrit të tanishëm dhe të ardhshëm, mikut tim Avdullah Hoti. Po punojmë natë e ditë për t’ia vazhduar kontratën edhe për katër vitet e ardhshme, për stabilitet, për punë të jashtëzakonshme, për paqe sociale, për shtetin, për Republikën tonë e Republikën të 2 Korrikut. Ta bëjmë të dielën ditë të paqes dhe dashnisë për popullin e Kosovës. LDK është e madhe. Ky tubim tregon se populli e do stabilitetin, zhvillimin e qetësinë politike në Kosovë”, ka thënë Haziri.

Ai tha se problemi i vadave, i autostradës, rrugëve të fshatrave e në zonën urbane, ujërat e bardha etj., tashmë janë zgjidhur.

Mirënjohje e falënderim për këtë përkrahje kanë shprehur edhe kandidatët për deputetë nga LDK e Gjilanit, të cilët thanë se do të jenë zëri i fuqishëm i projekteve të Gjilanit në Kuvendin e Republikën.

Uji Dea

Gjilani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët:

Lirije Kajtazi – 6
Imet Rrahmani – 20
Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21
Faton Bislimi – 43
Ramiz Ramadani – 80
Avdi Pireva – 68
Ajet Avdyli – 83

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.