ARKATANA

Haziri: Transportin publik do ta kthej në binarë të duhur

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot përfaqësuesit e kompanive të transportit publik të Gjilanit.

Përfaqësuesit e këtyre kompanive i kanë dhënë mbështetje kryetarit Haziri, duke thënë se në garën e balotazhit do të fitojë edhe më bindshëm.

UBT

“Kemi ardhur t’ju përgëzojmë dhe në balotazh do ta keni edhe një përkrahje edhe më të madhe. Të gjithë operatorët e transportit ju përkrahin juve. Sërish masovikisht do të dalim në zgjedhje. Të dielën fitorja do të jetë edhe më e madhe. Të urojmë suksese”, kanë thënë përfaqësuesit e kompanive të transportit publik.

Nga ana tjetër, kryetari Lutfi Haziri ka falënderuar ata për mbështetjen, duke thënë se kjo mbështetje do të kthehet me punë në këtë dhe në secilin sektor të komunës.
“Faleminderit për mbështetje edhe në raundin e parë edhe tash. Besimi juaj ndaj nesh do të kthehet me punë. Nuk do t’ju lëmë qysh keni mbetur deri tash. Do të punojmë drejt për t’ua bërë më të lehtë funksionimin e veprimtarisë tuaj. Transportin publik do ta kthej në binarë të duhur”, u ka thënë Haziri përfaqësuesve të kompanive të transportit publik njofton dega e LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.