UBT

Haziri thotë se vendimi për heqjen e barrikadave nuk ishte as i Kurtit as i Vuçiqit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, duke komentuar largimin e barrikadave, ka thënë se vendimi për largimin e tyre nuk ishte as në dorën e Kurtit e as të Vuçiqit.

Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “veriu i Kosovës nga jo normalja po shkon drejt normales për shkak të diplomacisë dhe durimit”

Reklama
“Vendimi nuk ishte as në dorën e Kurtit e as të Vuçiqit. Ata shkaktuan kaosin e inatit, por partnerët e popullit të Kosovës, me durim dhe diplomaci, filluan normalizimin deri në krizën tjetër që do ta prodhojnë prapë”, ka shkruar Haziri, transmeton Telegrafi.

Mobi Casa

Haziri tha se barrikadat, si mjet presioni janë të papranueshme.

“Dialogu zgjidh problem”, thotë Haziri.

Pas 20 ditësh bllokim të rrugëve në veri të vendit, që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, ato u zhbllokuan më 29 dhjetor nga serbët lokalë në veri të vendit – të cilët vetë i kishin vendosur barrikadat. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.