RCCOLA

Haziri thotë se ndërtimi i rrugës “Mulla Idrizi” do të jetë model i investimeve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ndërtimi i rrugës “Mulla Idrizi” do të jetë model i investimeve në infrastrukturën publike, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë inspektimit të punimeve aty.

Në këtë projekt, i cili po implementohet me buxhet komunal në vlerë prej 360 mijë euro, tashmë është kryer infrastruktura nëntokësore, ujësjellësi, kanalizimi fekal e atmosferik, ndërkaq është duke u bërë gati për asfaltim.

Uji Dea

“Definitivisht ndërtimi i këtij projekti ka me qenë model edhe për lagjet tjera se si duhet të punohet sidomos tek komplekset banesore, për të krijuar mundësi për qarkullim qytetarëve. Këtë model do ta praktikojmë edhe në pjesët tjera te qytetit”, ka thënë Haziri.

Pas asfaltimit, Komuna e Gjilanit do të mbjellë 150 drunjë dekorativ në kuadër të fushatës për mbrojtjen e ambientit. /rajonipress/