Haziri thotë se kosovarëve u ka humbur durimi për liberalizimin e vizave

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, që njëherësh është edhe kryetar i Komunës së Gjilanit, tha se qeveria po merr masa për të ndaluar ikjen në rrugë të paligjshme të qytetarëve të Kosovës, përmes Serbisë, në vendet e Bashkimit Evropian.
Ai tha se është vështirë e shpjegueshme këtë korridor, e ka thënë se pas tragjedisë së lumit Tisa, është sërish Hungaria vendi përmes të cilit po ikin shqiptarët.
Haziri ka thënë se edhe në të kaluarën ai ka pasur bindjen se shqiptarët po e lënë Kosovën për mungesë të shpresës e në kërkim të një jete më të mirë. Ka fajësuar mungesën e liberalizimit të vizave, kur ka thënë se qytetarët kanë humbur durimin për liberalizimi të vizave.
“Kosova është i vetmi vend i Ballkanit që nuk ka datë për liberalizimin e vizave”, ka thënë Haziri, në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Ai ka thënë se gjithë këta qytetarë që po dalin në mënyrë ilegale, rrezikojnë të humbin mundësinë për të shkelur Shengenin për një periudhë.
Haziri është optimist se plani ekonomik i qeverisë së re do të mundësoj përmirësim të jetës së qytetarëve përmes nxitjes së investimeve dhe privatizimeve.