ARKATANA

Haziri: Thaçi po sillet me Gjilanin si të ishte pronë e babës së tij

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Lutfi Haziri edhe njëherë e ka akuzuar Hashim Thaçin se me premtime boshe dhe të parealizueshme po e zhyt edhe më shumë Gjilanin në borxhe. Sjellja e Thaçit me Gjilanin dhe Zhegrën është manipulative dhe ai po sillet me ne sikur të ishte Gjilani pronë e babës së tij tha Haziri.

Kreu i LDK-së në Gjilan dhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Lutfi Haziri në një takim me mediet këtë të shtunë edhe njëherë e ka akuzuar Hashim Thaçin se me ardhjet e tij në Gjilan dhe Zhegër po manipulon me premtime të kota e fushata paraelektorale raporton rajonipress.

Haziri tha se sjellja e Thaçit në raport me Gjilanin dhe Zhegrën dhe premtimet e tija të njëpasnjëshme thjeshtë janë manipulative.”Edhe Thaçi edhe Basri Musmurati e kanë gabim rreth Zhegrës sepse nuk i njohin mirë procedurat administrative të komunave të reja. Llashtica dhe Muçibaba nuk mund t`i bashkohen Zhegrës dhe këtë duhet ta dijë Basri Musmurati për të cilin mendoj se nuk e njeh ligjin” tha Haziri.

Haziri gjithashtu tha se Gjilani ka mbetur pa lidhje me autostradën dhe krejt kjo falë Qeverisë e cila e ka izoluar Gjilanin nga të gjitha drejtimet.”Për mua dhe LDK prioritet do të jetë hapja e autostradës Gjilan- Prishtinë dhe më vonë Gjilan-Ferizaj dhe Gjilan Bujanoc e Kumanovë. Gjilani nuk mund të lidhet me Prishtinën përmes Ferizajit sepse nuk funksionon kjo lidhje”.

United Hospital

Haziri ka folur edhe për punën e kryetarit të komunës Qemajl Mustafa dhe kryesuesit të Kuvendit Izmi Zeka për të cilët tha se janë treguar të etur për të privatizuar gjithçka dhe për të bërë veprime të padrejta e të kundërligjshme.”Kryetari dhe kryesuesi me këto sjellje e kanë lidhur Gjilanin me krimin e organizuar dhe grupet kriminale sepse kanë ngulfatur bizneset dhe ekonominë gjilanase. Administrata Komunale në prag të zgjedhjeve duhet ta ruaj karakterin administrativ të zgjedhjeve lokale” tha Haziri.

Ndryshe Haziri në këtë konferencë ka folur edhe për gjashtë pikat e programit të LDK-së e cila pretendon të jetë fituese e zgjedhjeve lokale të nëntorit 2013.

Haziri në këtë rrafsh ka përmendur Gjilanin si mikroregjion ekonomik meqë i ka të gjitha potencialet ekonomike, politike, administrative e kulturore. Gjilani lidhet me Preshevën, Bujanocin, Kumanovën dhe ky trekëndësh i sjell të mira e leverdi të gjitha komunave rajonale”.

Haziri pastaj ka folur edhe për shëndetësinë, shërbimet publike, kulturën dhe jetën rinore në qytetin e Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.