ARKATANA

Haziri: Thaçi duhet t`ia kthejë borxhin Gjilanit dhe të kërkojë falje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lutfi Haziri kandidat për kryetar të Gjilanit nga radhët e LDK-së është i shqetësuar dhe i befasuar me premtimet e shumta që po jep lideri i PDK-së Hashim Thaçi kur po vije në Gjilan. Haziri thotë se Thaçi është borxhliu më i madh i Gjilanit dhe ai duhet të kërkojë falje e jo të thellojë edhe më tutje në borxhe Gjilanin.

Lutfi Haziri nuk po ndihet mirë kur Hashim Thaçi po vije në Gjilan dhe po jep premtime të shumta qoftë për rritje të pagave apo edhe premtimet tjera që lidhen me Gjilanin.

Haziri kandidat i LDK-së për kryetar të Gjilanit thotë për rajonipress se Hashim Thaçi si borxhliu më i madh i Gjilanit duhet të kërkojë falje para tyre e jo të vazhdojë ta thellojë edhe më tutje borxhin, jo vetëm me para, por edhe me premtime tjera. “Gjilani ka një popull që mbanë mend dhe borxhlinjtë nuk i harrojnë e aq më pak ata që po reketojnë vendin e tyre” shprehet Haziri.

Mobi Casa

Haziri duke ju referuar premtimeve të Thaçit që bëri në ditën e prezantimit të kandidatëve të PDK-së për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e shërbyesve civil tha se kjo paraqet shkelje ligjore sepse po bëhen me prezantime të kandidatëve para 3 tetorit.

Sipas Hazirit harxhimet e buxhetit me darkat për mësuesit, dhe mashtrimet për investimet që nuk ekzistojnë, janë shkelje ligji dhe konflikt që me shërbime, buxhet, para e vetura të shtetit po bënë fushatë për partinë e tij. “Këtu kemi të bëjmë me konflikt ligjor me premtimet për rritje të pagave edhe për shërbyesit civil dhe mos mbajtjen e premtimeve për 120 milion euro investime dhe logjika me zezat me Gjilanin ashtu siç po e zezat PDK dhe kryesin e saj” tha Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.