Eko Higjiena

Haziri: Tendenca për ta ndryshuar rregullimin e Bulevardit “Ibrahim Rugova”, është skandal i radhës për ta dështuar projektin

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Nuk pritet asgjë më shumë nga qeverisja e lloçit, mykut, stagnimit, skandaleve dhe mizevirave. Krejt çka dinë këta është me ble ndonjë kamion në formë pazarishte, pa procedura të prokurimit, duke e zhvendosur Komunën dhe rolin e saj në marionetë skandaloze ka shkruar Lutfi Haziri.

Postimi i plotë:

Pas dështimeve flagrante e stagnimeve në autostradë, në impiantin e ujërave të zeza në Uglar, te rrugët regjionale për Kllokot/Ferizaj/Prishtinë/Bujanoc, stadiumin e qytetit, sheshin mbi lumin Mirusha në pjesët veriore dhe jugore, pastrimin, rregullimin dhe rikthimin e pendës së Livoçit në qendër rekreative e edukative, rregullimi i trotuareve në Dardania 2 dhe Deremahallë, administratori i Komunës paska prezantuar një ‘projekt’ për bulevardin e qytetit.

Kjo tendencë për ta ndryshuar rregullimin e Bulevardit “Ibrahim Rugova”, është skandal i radhës për ta dështuar projektin. Kjo është edhe një përpjekje e radhës për ta bërë sa më monumental mashtrimin.

HW

Nuk pritet asgjë më shumë nga qeverisja e lloçit, mykut, stagnimit, skandaleve dhe mizevirave. Krejt çka dinë këta është me ble ndonjë kamion në formë pazarishte, pa procedura të prokurimit, duke e zhvendosur Komunën dhe rolin e saj në marionetë skandaloze.

Po dëshmohet për tri vite e do të dëshmohet edhe për këta muaj sa u kanë mbetur se mashtrimin e kanë logjikë të administrimit.

Gjilani meriton shumë më shumë dhe shumë më mirë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.