Uji Dea

Haziri: Të shpëtohet një jetë do të thotë të shpëtohet bota

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga nënkryetari Rexhep Kadriu dhe drejtorët komunal, kanë marrë pjesë sot në aktivitetin bamirës të organizuar në Teatrin e Qytetit nga Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan për ndihmë të Omer Mehmetit, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë. Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe kryetarja e këtij Forumi, Rina Ahmeti.

Në fjalën e rastit, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se aktiviteti i sotëm tregon ditë të bardhë për gjilanasit, të cilët janë të gatshëm për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë.

Ai tha se Komuna e Gjilanit do ta mbështesë me mundësitë e saj këtë djalosh për t’iu kthyer jetës normale.

Eco Higjiena

“Jam shumë krenar me solidaritetin tuaj që keni treguar sot për Omerin. Ai ka nevojë për mbështetje nga të gjithë ne. Kemi ardhur sot për t’u solidarizuar me Omerin. Komuna e Gjilanit do të bëjë të pamundurën për ta ndihmuar këtë djalosh. Po ashtu, do të kërkojmë ndihmë edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Zoti ju shpërbleftë për këtë humanizëm. Të shpëtohet një jetë do të thotë të shpëtohet bota”, ka thënë kryetari Haziri.

Në këtë aktivitet, u tha paoshtu se solidariteti dhe bamirësia kanë qenë tipare që gjithmonë e kanë karakterizuar popullin tonë, duke kërkuar që edhe në të ardhmen të vazhdojnë të ndihmojnë njerëzit që kanë nevojë.

Më pas është shfaqur filmi “The bodiguard” me regji të Mirton Xhekaj, i cili ka karakter socio-ekonomik. Bileta ka kushtuar 1 euro dhe të gjitha paratë që janë mbledhur do të shkojnë për ndihmë në fondit të Omer Mehmetit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.