Fundamenti

Haziri: Të rinjtë e Gjilanit po e marrin flamurin e thellimit të tolerancës ndërfetare dhe ndëretnike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – “Më gëzon fakti që gjeneratat e reja po e kultivojnë dialogun ndërfetar dhe ndëretnik. Pra, të rinjtë janë gjenerata që po e marrin flamurin e thellimit të tolerancës ndërfetare dhe ndëretnike”.

Kështu ka thënë sot kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në përmbyllje të “Kampit rinor për promovimin e diversitetit ndërfetar dhe ndërertnik”, të organizuar nga OSBE në bashkëpunim me Bashkësinë Islame, Kishën Katolike e Kishën Ortodokse.

“Përveç tjerash, më ka gëzuar fakti që Gjilani sot në botë përmendet si shembulli më i mirë i kultivimit të dialogut dhe tolerancës ndërfetare e ndëretnike. Diversiteti e shton vlerën tonë nëse arrijmë ta ruajmë. Ne që besojmë e themi se Zoti nuk na ka falë të njëjtë, por të barabartë”, ka nënvizuar kreu i Gjilanit.

Mobi Casa

Gjatë përmbylljes së këtij kampi, të rinjtë e të gjitha konfesioneve fetare kanë paraqitur para të pranishmëve kërkesat e rekomandimet e tyre për Komunën dhe bashkësitë fetare në të mirë të kultivimit të dialogut, e që kreu i Komunës dhe përfaqësuesit fetar kanë konfirmuar se do t’i mbështesin.

Përndryshe, në takim kanë marrë pjesë edhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, Don Kastrioti nga Kisha Katolike dhe igumani i Manastirit të Dragancës, Illarion. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.