UBT

Haziri: Të ndalet diskriminimi buxhetor për Gjilanin

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Haziri tha se Gjilani është Komuna që në dhjetëvjeçarin e fundit nuk është investuar në asnjë infrastrukturë regjionale edhe përkundër pozitës që Gjilani është si qendër regjionale e anamoravës, që ka korridorin ndërkombëtar shumë afër.

Është mbajtur sot në Gjilan debati për zhvillimin ekonomik dhe perspektivën e anamoravës, në të cilin ka marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri së bashku me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik, Ismail Januzi, zëvendërkryeministri Behgjet Pacolli i shoqëruar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli dhe i ai i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nitaj dhe kryetari i Kamenicës Begzad Sinani. Në këtë debat kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të bizneseve gjilanase.

Në fjalën e rastit, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se Gjilani dhe Anamorava në përgjithësi këto vitet e fundit vazhdimisht kanë qenë të diskriminuar në aspektin buxhetor.

Ai tha se Gjilani është Komuna që në dhjetëvjeçarin e fundit nuk është investuar në asnjë infrastrukturë regjionale edhe përkundër pozitës që Gjilani është si qendër regjionale e anamoravës, që ka korridorin ndërkombëtar shumë afër.

Fundamenti

“Duhet një kujdes i shtuar, për të kthyer zhvillimin ekonomik në Gjilan. Raporti buxhetor që ekziston sot, tregon se jemi Komuna e vetme që shpenzon më shumë në mallra dhe shërbime se sa në investime. Jemi Komuna që në dhjetë vjeçarin e fundit nuk është investuar në asnjë infrastrukturë regjionale edhe përkundër pozitës që Gjilani është si qendër regjionale e Anamoravës, që ka korridorin ndërkombëtar shumë afër, që e kaluara dhe e tashmja e saj tregojnë qartë se me një “infuzion” dhe me një investim duke u bazuar fillimisht në vullnet politik, e më vonë në mos diskriminim buxhetor, Gjilanin do ta rikthej nga një disfavor, në një vend të mundësive. Korridori Gjilan – Prishtinë që është edhe lidhja e drejtpërdrejtë e Gjilanit me Prishtinën ndërtimi i rrugës Gjilan – Ferizaj dhe rrugës që çon në portën e Dheut të Bardhë, ndërtimi dhe investimi i daljes që çon në Kumanovë përmes fshatit Stanqiq, zgjerimi i rrugës për Preshevë dhe infrastruktura tjetër rrugore, janë detyra që duhet të realizohen”, tha Haziri.

Sipas tij, Gjilani është në përparësi nga regjionet tjera sepse ne jemi regjion mikro-europian i pranuar që nga viti 2004.

“Po përmendi një fakt që Gjilani është në përparësi nga regjionet tjera sepse ne jemi regjion mikro-europian i pranuar që nga viti 2004 dhe Gjilani e ka amblemën e Parlamentit Europian për qytet të paqes, që pak Komuna në Ballkan e kanë. Kjo emblemë e Gjilanit jep mundësi që përveç qeverisë dhe institucionet financiare të kontraktuara nga ana e qeverisë, i japin të drejtë dhe mundësi të fitimit të projekteve të ndryshme që mund t’i realizojmë. Mikro-regjioni nuk e përfshinë vetëm Anamoravën, por ka 17 Komuna dhe kalon në tri shtete, duke e prek edhe kufirin e Bullgarisë përmes një Komune. Ky mikroregjion duhet të shtyhet në plane dhe master plane të qeverisë”, tha kryetari Haziri.

Haziri ka falënderuar zëvendëskryeministrin Pacolli dhe ministrat e sipërpërmendur për vizitën, duke kërkuar që tash e tutje të kthehet përkujdesja institucionale duke e kthyer përkujdesjen në buxhetim dhe investime, për të shtuar se qytetarët dhe në veçanti bizneset në Gjilan, me gjithë vështirësitë, e kanë trendin pozitiv. /rajonipress/