Haziri: Tani ndjehemi më të çliruar
Gjilan – Të shtunën edhe zyrtarisht është përuruar kompleksi i dëshmorëve derisa Lutfi Haziri tha se jemi vonuar bukur shumë për të qetësuar të gjallët, por tash e tutje ndihemi më të çliruar pasiqë ky vend tash e tutje do të quhet Kodra e Dëshmorëve, martirëve, heronjve të Anamoravës.
Në prani të shumë personaliteteve është përuruar kompleksi i varrezave të dëshmorëve. Lutfi Haziri duke prerë shiritin tha se ndihet shumë më i çliruar pas këtij momenti pasiqë siç tha ai jemi vonuar për të qetësuar të gjallët. “Kjo kodër trash e tutje do të quhet kodra e heronjve, martirëve, dëshmorëve, patriotëve të Anamoravës. Në këtë kodër prehen të qetë gjenerata e breza të tërë që flijuan më të shtrenjtën për ne sot që po e gëzojmë këtë ditë. Kjo kodër e gjakut po nderon edhe të gjallët dhe ne tani do të kujdesemi që edhe njerëzve të gjallë dhe atyre familjeve që kanë sakrifikuar gjithçka t`i nderojmë siç ishte rasti me Hanife Malën e Rexhep Berishën” tha Haziri.
Haziri tha se në 28 nëntorin e ardhshëm do të përfundojnë edhe punimet finale. Kurse Ahmet Isufi ish komandant i Zonës Operative të Karadakut tha se gjakimi për liri e shtet ka vazhduar me qindra vjet duke nisur nga Skënderbeu, Ismajl Qemajli, Adem Jashari e deri tek UÇK-ja.
Në emër të shoqatave të luftës foli Ahmet Daku i cili falënderoj pushtetin komunal për kujdesin që ka treguar për kompleksin e dëshmorëve./rajonipress/


