Mobi Casa

Haziri: Taksa duhet të pezullohet dhe të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë

/ 2 minuta lexim
HW

Nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetar i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për taksën ndaj mallrave serbe.

Përmes një shkrimi në Twitter, Haziri ka thënë se taksa duhet të pezullohet dhe të vendoset reciprociteti.

Sipas tij, çështja e taksës ka qenë pjesë e marrëveshjes dhe si e tillë duhet të zbatohet.

“Taksa duhet të pezullohet dhe të vendoset reciprociteti. Ne jemi të vetëdijshëm që ky proces kërkon ca kohë, por kjo ka qenë pjesë e marrëveshjes dhe duhet të zbatohet ashtu siç është rënë dakord. Çështja e taksës dhe reciprocitetit është debatuar në fushatën zgjedhore”, ka shkruar Haziri.

E kreu i PDK-së, Kadri Veseli më herët i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit paralajmëroi heqjen e tarifës 100 për qind.

“Shpreh shqetësimin për ngutin e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe, e cila u largua nga qeveria e kaluar për shkak të taksës. Një qeveri ka rënë si pasojë e taksës, gjë që ka dobësuar për një kohë Kosovën”, kishte shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Fundamenti

Pas deklaratës së Veselit pati reagim nga Përfaqësuesi Special i SHBA-së, Richard Grenell për bisedimet Kosovë-Serbi.

“Kadri, SHBA-ja po kërkon heqjen e taksës 100 për qind. Ajo dëmton Kosovën dhe pengon bizneset në krijimin e vendeve të reja të punës. Albini ka të drejtë në këtë”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Reagimi i Veselit ka qenë i menjëhershëm duke i kthyer përgjigje Grenellit.

Veseli e ka quajtur gënjeshtar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se plani i tij për çështjen e taksës është i qartë qysh nga janari i vitit 2019.

“Zotëri Ambasador, Albini është gënjeshtar. Propozimi im për taksën është shumë i qartë qysh prej janarit 2019. Albini nuk e ka mbështetur dhe ka bërë fushatë kundër tij. Unë jam i shqetësuar me nxitimin e qeverisë së re për t’u marrë me këtë çështje pa një plan konkret, i cili e vendos interesin më të mirë të Kosovës në rend të parë”, ka shkruar Veseli./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.