ARKATANA

Haziri takon senatorin francez për bashkëpunimin në zhvillimin ekonomik të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim pune ish ministrin e Mbrotjes së Republikës së Francës, senatorin Jean-Marie Bockel, i cili shoqërohej nga ish drejtori për Zhvillim Ekonomik i Gjilanit, Agim Zuzaku.

Pasi e falënderoi për vizitën, kryetari Haziri tha se vizita e senatorit Bockel shënon një nisje për bashkëpunim në kuadër të zhvillimit ekonomik lokal.

“Faleminderit për ardhjen në Gjilan dhe për krejt atë besim të qytetarëve të Luterbach nga Strasburgu, që prej vitit 2000, për qytetin tonë. Shoqata MAN po vazhdon të kontribuojë për zhvillimin e gjuhës frënge dhe bashkëpunim mes rinisë së dy qyteteve. Vizita e sotme e senatorit Bockel, shënon interesimin për një bashkëpunim dhe zhvillim më të madh lokal ekonomik, ku përmes sjelljes së investitorëve dhe shkëmbimit, do të mundohemi t’i arrijmë qëllimet tona”, ka deklaruar Haziri.

Ndërsa, ish ministri i Mbrotjes së Republikës së Francës, senatori Jean-Marie Bockel, tha se po e vizitojnë këtë komunë për ta favorizuar partneritetin ekonomik mes Alsace dhe Gjilanit

Uji Dea

“Kemi ardhur me idenë për ta favorizuar partneritetin ekonomik të investitorëve në mes të qytetit të Alsace dhe Gjilanit, e ndoshta edhe me partnerë financiar ndërkombëtar. Lidhur me këto arsye, ne kemi dashur që të njihemi më mirë. Ne dëshirojmë që qyteti i juaj të zhvillohet në vazhdimësi sepse keni mjaftueshëm potenciale. Shteti i Kosovës ka qytetarë të motivuar dhe kushte të mira për investime në infrastrukturë”, ka thënë senatori Jean-Marie Bockel.

Gjatë javëve në vazhdim janë dakorduar që kreu i Gjilanit të realizojë një vizitë në Francë, për konkretizim të bashkëpunimit në aspektin ekonomik.

Ndryshe, shoqërues i senatorit Jean-Marie Bockel, ka qenë edhe gjilanasi Hajrush Azemi, cili tash e 20 vjet jeton dhe vepron në Francë. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.