Hidromorava

Haziri takon përfaqësuesit e USAID-it

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit Arbër Ismajli, ka pritur sot në takim përfaqësues të implementuesve të projektit të USAID-it “Avancojmë Kosovën së Bashku”: Agim Salihu, Artan Avdiu, Nermin Mahmuti dhe Merita Kasapolli.

Qëllimi i këtij takimi ishte për ta njoftuar Komunën e Gjilanit për programin e USAID-it “Avancojmë Kosovën së Bashku”, në kuadër të së cilit do të ketë edhe grante për komunat.

Mobi Casa

Programi synon të përmirësoj komunikimin mes shqiptarëve dhe komuniteteve jo-shumicë përmes projekteve infrastrukturore të një shkalle më të vogël dhe iniciativave tjera që vijnë nga komunitetet, përmirësimin e mundësive ekonomike në komunat e zgjedhura përmes trajnimeve, hulumtimit të tregut dhe granteve për bizneset e vogla, rritjen e efikasitetit dhe kapaciteteve komunale, pastaj fuqizimin e shoqërisë civile etj.

Haziri ka falënderuar përfaqësuesit e sipërpërmendur për vizitën, duke thënë se Komuna e Gjilanit ka pasur bashkëpunim shumë të mirë më USAID-in dhe ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen sepse nga grantet e tyre kanë përfituar dhe do të përfitojnë qytetarët e Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.