UBT

Haziri takon përfaqësuesit e KB “Drita”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i klubit të basketbollit të meshkujve “Drita”, Bedredin Bajrami me bashkëpunëtorë, kanë vizituar sot kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin, për t’i uruar për marrjen e detyrës, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese.

Gjatë takimit, kryetari Haziri u njoftua me mbarëvajtjen e punës së klubit të basketbollit “Drita”, për problemet dhe sfidat.

“Ju urojmë suksese kryetar. Problemet në klub janë të mëdha dhe përkundër tyre ne kemi pasur sukses në këtë vit. Muajin e fundit kemi funksionuar pa pagesë vetëm e vetëm që të mos shuhet klubi. Besoj se me ndryshimet e reja do ta kemi mbështetjen tuaj”, tha kryetari i KB ”Drita”, Bedredin Bajrami.

UBT

Nga ana tjetër, kryetari Haziri ka falënderuar përfaqësuesit e KB ”Drita” për vizitën, ndërsa ka pohuar se do të ndihmoj shumë sektorin e sportit dhe sportistët.

”Unë e kam marrë detyrën dhe tash jam duke i identifikuar problemet. Do t’i ulim shpenzimet shumë, në mënyrë që ta krijojmë fondin rezervë për të ndihmuar kulturën dhe sportin. Kërkoj mirëkuptimin tuaj sepse fillimisht e kemi vështirë për shkak të borxheve të mëdha të trashëguara nga ish-pushteti”, ka deklaruar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri theksoi se do ta emëroj një menaxher të sportit nga Komuna, i cili do të merret me buxhetin në këtë fushë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.