RCCOLA

Haziri takon Nagip Arifin, diskutohet për bashkëpunim ndërkomunal

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka pritur sot në takim kryetarin i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Në takim është biseduar me theks të veçantë për bashkëpunimin rreth projekteve të përbashkëta ndërkomunale, derisa dy kryetarët, Haziri e Arifi, u dakorduan se është koha e intensifikimit të bashkëpunimit edhe më të madh në mes të dyja komunave.

Eco Higjiena

Takimi i zhvilluar me z. Nagip Arifi është në vazhdën e takimeve që kryetari Haziri po zhvillon me të gjithë kryetarët e komunave e regjionit, me qëllim të koordinimit të projekteve të përbashkëta për zhvillimin e këtij regjioni, nga të cilat do të përfitonin qytetarët e këtyre komunave./rajonipress/