United Hospital

Haziri takon Muratin, e njofton me kalendarin e aktiviteteve për bashkatdhetarët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur sot në takim ministrin e Diasporës, Valon Murati, me të cilin kanë bashkëbiseduar rreth përgatitjeve që Komuna dhe Ministria i kanë ndërmarrë për pritjen dhe organizimin e aktiviteteve me rastin e ardhjes së bashkatdhetarëve.

Gjatë adresimit para mediave, kryetari Haziri ka falënderuar ministrin Murati për vizitën, duke e njoftuar me kalendarin e aktiviteteve të Gjilanit për pritjen sa më të mirë të mërgimtarëve.

“Bashkatdhetarët tanë janë pjesë e pandashme dhe shumë e rëndësishme e jona. E njoftova ministrin me kalendarin dhe me propozimin e tij do të plotësohen disa nga aktivitetet që janë të nevojshme për të dy palët, në mënyrë që korriku dhe gushti të jenë sa më të mbushura me aktivitete të ndryshme dhe bashkatdhetarët ta gjejnë vetën në këto aktivitete”, ka thënë Haziri.

FIDANISHTJA

Nga ana e tij, ministri i Diasporës, Valon Murati, ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, ndërsa tha se në takim është biseduar për sfidat dhe aktivitetet e përbashkëta gjatë këtyre muajve të verës.
“Biseduam për mobilizimin që Komuna e Gjilanit e ka edhe në pritjen edhe në ofrimin e shërbimeve komunale për bashkatdhetarët. Mendoj që Komuna e Gjilanit dhe komunat tjera, çdo ditë e më shumë janë duke e ngritur cilësinë e shërbimeve dhe bashkatdhetarët gjithnjë e më shumë po hasin në shërbime cilësore. Unë i rekomandoj bashkatdhetarëve që sa më shumë që është e mundur t’i kryejnë shërbimet e tyre edhe nëpër konsullata dhe ambasadat tonë jashtë, sikurse që t’i shfrytëzojnë edhe mundësitë online që ofron Gjilani për marrjen e shërbimeve”, ka thënë Murati.

Ministri Murati ka shtuar se gjatë takimit është biseduar edhe për procesin e regjistrimit, që këtë vit tha se do të jetë fundi i regjistrimit fizik, për të vazhduar edhe për pesë vite regjistrimi online.

“Kërkova prej kryetarit Haziri ndihmën logjistike, përmbajtësore, konceptuale e politike, që kudo t’i dërgohet bashkatdhetarëve tanë një mesazh i qartë që t’i përgjigjen pozitivisht procesit të regjistrimit”, ka përfunduar ministri Murati./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.