ARKATANA

Haziri takon mërgimtarët: Po na e gjallëroni jetën në qytet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kreu i Gjilanit ka takuar mërgimtarin Fehmi Sabedini i njohur për anën humane që ka treguar me ndërtimin e një shtëpie për një familje skamnore para dy vitesh. Haziri ka thënë se mërgimtarët janë shtylla kryesore e familjeve gjilanase dhe kujdesi i komunës ndaj tyre do të jetë prioritet.

Lutfi Haziri të hënën ka pritur në një takim të ngrohtë mërgimtarin dhe humanistin Fehmi Sabedini.

Haziri ka folur për rolin e diasporës dhe kontributet që ata po japin në zhvillimin e jetës ekonomike në Gjilan. “Pa mërgimtarët muajt e verës do të ishin të zbrazët. Ju po e gjallëroni jetën e qytetit në Gjilan dhe vendet e tjera, andaj kujdesi ynë ndaj jush është prioritar” ka thënë Haziri.

Haziri e ka përgëzuar Fehmi Sabedinin për gjestin e tij që ka treguar në vitin 2012 ku një familjes në Malishevë të Gjilanit i kishte ndërtuar shtëpinë në vlerë të 25 mijë eurove. “Është kënaqësi e imja të takojë njerëz solidar dhe të lidhur për familjet e tyre në Kosovë. Kjo më bënë krenar” tha Haziri.

FIDANISHTJA

Edhe Fehmi Sabedini e ka përgëzuar Hazirin për aksionin për të ndihmuar familjet nevojtare. “Ne që jemi në kurbet gjithmonë me mendje jemi në Kosovë. Jam gëzuar tepër shumë kur kam dëgjuar për këtë aksion dhe do të jem mbështetës i madh i këtyre projekteve” ka thënë Sabedini.

Sabedini ka kërkuar nga kreu i komunës një përkujdesje më të duhur ndaj kërkesave të banorëve të brezit kufitar pasiqë shumë familje në diasporë kanë dëshirë të mbajnë takimet e vendlindjes.

Sabedini është interesuar në veçanti për rrugën Dobërqan – Stublinë e cila ende është e pakalueshme dhe për investimet dhe infrastrukturën në fshatin Miresh./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.