Uji Dea

Haziri takon kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare, Tahir Shabani

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri së bashku me udhëheqësin e Njësisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Bujar Haziri, kanë pritur sot në takim kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare me seli në Francë, Tahir Shabani, i cili shoqërohej nga piktorja gjilanase Magbule Xhemaili.

Në këtë takim kryetari Haziri e ka falënderuar z. Shabani për kontributin e tij të pakursyer në ndihmën dhënë Kosovës, e veçanërisht për rajonin e Anamoravës.

Mërgimtari Tahir Shabani, i cili vije nga rajoni i Anamoravës dhe jeton dhe punon në Francë, është shprehur se është në konsultim me donatorët nga Franca dhe Gjeneva dhe pritet që të fillojnë të investojnë në Gjilan e në qytetet të tjera dhe në këtë mënyrë do të zhvillohet ekonomia.

ARKATANA

Poashtu, kreu i kësaj shoqate Tahir Shabani nënvizoi faktin se po shqyrtohen mundësia që institucionet kulturore, sportive e të lëmive të tjera, të vizitojnë Francën e Zvicrën për të shkëmbyer përvojat më të mira të këtyre shteteve.

Nga ana e tij, kryetari Lutfi Haziri tha se e çmon shumë kontributin e mërgimtarëve tanë që jetojnë në Europë, të cilët e kanë mbajtur gjallë dhe vazhdojnë ta mbajnë ekonominë e kësaj ane, duke e ditur se zyrtarisht 32 për qind e gjilanasve jetojnë dhe veprojnë në shtete perëndimore.

Gjatë takimit u bë e ditur se prioritet në të ardhmen është zhvillimi i një ndeshje futbolli në Gjilan, në mes të ekipit përfaqësues nga Anamorava si dhe ekipit të famshëm francez “Evian”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.