Eko Higjiena

Haziri takoi kryetarin e Këshillit Nacional, Jonuz Musliu

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim në zyrën e tij kryetarin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Jonuz Musliu.

Gjatë këtij takimi, Haziri e Musliu kanë diskutuar për disa tema të rëndësishme, ndër të cilat, për shlyerjen e banorëve të Kosovës Lindore nga regjistri shtetëror serb, sikurse edhe për avancimin e të drejtave të shqipatarëve atje, duke iu dhënë mbështetje të plotë.

Eco Higjiena

Haziri ka kërkuar nga qeveria e Kosovës zbatimin e të gjitha pikave të Rezolutës së Kuvendit, të miratuar në qershor të vitit 2013, siç janë: heqja e pagesës së taksës kufitare, hapja e zyrave në Prishtinë dhe Gjilan për shqiptarët e Luginës, obligimin e përkujdesjes së përhershme të Kosovës për arsimin, kulturën, liritë dhe të drejtat njerëzore e kombëtare, si dhe vendosje e parimit të Reciprocitetit me serbët e Kosovës, etj.

Kryetari i Komunës Lutfi Haziri dhe ai Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Jonuz Musliu, u dakorduan që të intensifikojnë takimet në të ardhmen, gjithnjë në mbështetje dhe avancim të të drejtave të shqiptarëve si në Kosovën Lindore ashtu edhe në Republikën e Kosovës./rajonipress/