Fundamenti

Haziri takohet me pronarët e autoshkollave, zotohet për krijim të mundësive më të mira të operimit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar takim me pronarët e autoshkollave, para të cilëve është zotuar për krijim të mundësive më të mira për operim të suksesshëm.

Kryetari Haziri i ka përgëzuar për sukseset, derisa konfirmoi bashkëpunimin me ta lidhur mbështetjen profesionale për shenjëzim horizontal dhe vertikal.

“Sot zhvillova takim të rëndësishëm me pronarët e autoshkollave për krijimin e mundësive më të mira të operimit të suksesshëm. Zotohem për bashkëpunimin lidhur me ekzaminimin dhe mbështetjen profesionale për shenjëzim horizontal dhe vertikal, sikurse ofrimin e kushteve profesionale dhe teknike për autoshkollat që operojnë në territor të komunës sonë. Faleminderit të gjithëve për këtë takim të mirë e përmbajtësor për të mirën e përgjithshme”, ka thënë kryetari Haziri.

Uji Dea

Në emër të pronarëve të autoshkollave ka folur Xhylije Ibrahimi, e cila ka falënderuar kryetarin Haziri për takimin dhe ofrimin e bashkëpunimit kryesisht lidhur me projektet e shenjëzimit horizontal dhe vertikal.

#LDKGjilan #LDK160