Fundamenti

Haziri takohet me Grupin Punues për Komunikim të gjerë dhe vendimmarrje të përbashkët‏

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri është takuar sot me Grupin e Përbashkët Punues, të cilët janë të angazhuar në përmirësimin e komunikimit mes shumicës dhe pakicës, e që është nismë e cila mbështetet nga USAID, respektivisht programi, Avancojmë Kosovën së Bashku.

Me këtë rast kryetari Haziri, ka ofruar bashkëpunim dhe mbështetje për këtë grup punues, duke garantuar mbështetjen e pa rezervë në intensifikim të punës dhe përmirësim të komunikimit ndëretnik por edhe ndër shoqëror në Gjilan.

Në çdo moment jam afër kërkesave tuaja, në mënyrë që komunikimi mes shumicës dhe pakicës, por edhe komuniteteve pakicë me shumicën të jetë në nivel më të lartë dhe gjithnjë me trende pozitive.

UBT

Ndërsa, Grupi i Përbashkët Punues, ka punuar planin vjetor të punës dhe i ka dorëzuar kryetarit një kopje në të cilin janë të përfshira aktivitetet e saj, të cilat kanë për synim rritjen e përfshirjes së qytetarëve të Gjilanit në proceset e vendim-marrjes, hartimin e përbashkët të buxhetit dhe poashtu mënyrën se si ta ndihmoj komunën në monitorimin e projekteve ëe miratuara në buxhetin komunal.

Ndryshe, USAID respektivisht programi Avancojmë Kosovën së Bashku në bashkëpunim me RTC Consulting, janë duke zbatuar një sërë aktivitetesh që kanë për qëllim përmirësimin e komunikimit horizontal në mes të shumicës dhe komuniteteve jo-shumicë dhe pushtetit lokal dhe komuniteteve jo-shumicë dhe poashtu rritjen e efikasitetit dhe kapaciteteve të administratave komunale të synuara për t’iu përgjigjur nevojave të të gjithë qytetarëve të tyre në 12 komuna që punon AKT./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.