UBT

Haziri takohet me drejtorin e KEDS’it, diskutojnë për bashkëpunimin në realizimin e disa projekteve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça dhe drejtoresha per Zhvillim Ekonomik, Valbona Tahiri, është pritur sot në Prishtinë nga drejtori i Divizionit të Rrjetit në KEDS, Alpin Dogan dhe Avni Alidemaj nga menaxhmenti, ku u diskutua për punimet e këtij viti dhe projektet e vitit të ardhshëm për këtë komunë.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me disa projekte më emergjente që do implementojë KEDS në bashkëpunim të ngushtë me Komunën.

Haziri i ka falënderuar përfaqësuesit e KEDS-it për pritjen, bashkëpunimin dhe për investimet që ka bërë në Gjilan.

“Jam i kënaqur me investimet e KEDS-it. Shtrirja e rrjetit nëntokësor dhe dislokimi i shtyllave është mjaft e rëndësishme për ne. KEDS ka qenë gjithmonë në gatishmëri për të gjitha kërkesat tona”, tha Haziri.

Uji Dea

Drejtori i Divizionit të Rrjetit në KEDS, Alpin Dogan, u zotua se që nga java që vjen do të inspektojnë punimet afër stadiumit e qytetit për të instaluar rrjetin nëntokësor dhe dislokimin e shtyllave në këtë pjesë.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për kyçjen e një stadium ndihmës dhe dislokimin e rrjetit 35 kV në qytet.

Komuna, me këtë rast, ka ofruar bashkëpunimin për të gjithë këto kërkesa dhe ndihmë për kryerjen e shumë punimeve sipas nevojës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.