GRANDEMALL

Haziri: Takimet B2B janë një mundësi e mirë e lidhjes së bizneseve mes vete për të krijuar qëndrueshmëri

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit është mbajtur sot punëtori përmes projektit të përkrahjes së Bashkimit Evropian për konkurrueshmërinë e sektorit kosovar ICT-së, i cili ka qëllim mbështetjen dhe nxitjen e konkurrencës në sektorit privat në fushën digjitale dhe prodhimeve tradicionale, për të ndikuar kështu në zhvillimin ekonomik.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se takimet B2B janë një mundësi e mirë e lidhjes së bizneseve mes vete për të krijuar qëndrueshmëri dhe ngritje të sigurtë që nga përpunimi i ushqimit dhe produkteve të ndryshme e deri te prodhimi dhe përpunimi i drurit dhe interierit deri te përdorimi i teknologjisë dhe inovacionit.

“Komuna e Gjilanit mbetet e vendosur në zhvillimin e sektorit të prodhimeve vendore dhe agroprodukteve në përgjithësi. Këtyre ditëve kemi inauguruar Inkubatorin e agro-biznesit dhe jemi të vendosur që bashkërisht atë ta bëjmë një shembull të mbështetjes për sektorin privat në të ardhmen. Po ashtu, prodhuesit gjilanas që janë të njohur tashmë i bëjnë vazhdimisht nder Gjilanit me produktet e tyre në tregjet e njohura evropiane e botërore. Komuna e Gjilanit është kujdestare e mbështetjes për sektorin privat në përgjithësi. Gjilani është prodhuesi i ekspertëve të rinj në fusha të ndryshme dhe në IT që është, poashtu, një përparësi e madhe”, ka thënë Haziri.

Ahmet Jetullahu, nga projekti i ICT-së, ka thënë se angazhimi i përbashkët përmes mbështetjes se Bashkimit Evropian, institucioneve të qeverisjes në Kosovë dhe sektorit privat, që bashkërisht të bëhet një zhvillim i qëndrueshëm ekonomik, permës aftësimit dhe trajnimeve për sektorë të ndryshëm, që janë baza e suksesit të një biznesi.

FIDANISHTJA

Në këtë rrugë është punuar jashtëzakonisht shumë nga ICT-ja në Kosovë që të ndihmojë bizneset dhe ndërmarrësit në përgjithësi për të arritur me produktet e tyre në tregjet rajonale e perëndimore dhe kështu të sigurohet edhe cilësia, çmimi dhe konkurrenca edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Agron Namani nga Ask Food, ka thënë se ky takim mes bizneseve është jashtëzakonisht i mirëseardhur dhe ndihmon shumë për zhvillimin ndërsektorial dhe njëkohësisht edhe për depërtimin në tregjet Evropiane që janë mundësuar përmes ICT-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.