UBT

Haziri, takime të shumta në Turqi në interes të zhvillimit ekonomik të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga nënkryetari Rexhep Kadriu po qëndron në vizitë zyrtare në Turqi, përkatësisht në Yilderim të Bursas me ftesë të kryetarit Ismail Hakki Edebali.

Kryetari i Gjilanit Haziri dhe ai i Yilderim Hakki Edebali, gjatë takimit që patën, u morën vesh që t’i vendosin hapat e parë të bashkëpunimit ekonomik e kulturor me projektet e para që do të dorëzohen në muajt e ardhshëm me rastin e vizitës së tij në Gjilan të kryetari të këtij qyteti Ismaj Hakki Edebali.

Uji Dea

Poashtu, Haziri ka vizituar edhe shumë afaristë të suksesshëm me prejardhje nga Gjilani që punojnë dhe veprojnë në këtë qytet, në mesin e të cilëve, fabrikën me renome botërore në lëmin e prodhimit të kuzhinave “INOKSAN” me pronar Vehbi Varlik.

Delegacioni gjilanas gjatë ditës së sotme do të pritet nga shoqata e biznesit nga Bursa, ku do të ketë rast të njihet më për së afërmi me afaristët dhe biznesmenët e mundshëm që do të jenë të gatshëm për investime të mundshme në komunën e Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.