Haziri: Suksesi i operacionit policor në Veri duhet të kapitalizohet në politikë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se suksesi i Policisë së Kosovës në veri të vendit tash duhet të kapitalizohet edhe në politikë.

Ai thotë se është krijuar kjo rrethanë dhe se duhet të merret shembull koordinimi mes institucioneve dhe partnerëve edhe në zgjidhjen e problemeve politike.

“Suksesi i operacionit të Policisë për parandalimin e akteve terroriste, duhet të kapitalizohet në politikë. Politikës, respektivisht Qeverisë, i është krijuar një ambient e një rrethanë e re e cila mund të kapitalizohet me shembullin e njëjtë që u dëshmua në koordinim mes institucioneve, partnerëve dhe të dilet me një konkluzion të qartë se në çfarë mënyre e sheh mbylljen e dialogut me Serbinë”.

Mobi Casa

Haziri tha se suksesi i policisë s’do të ishte i mjaftueshëm nëse dështon politikat në ditët e ardhshme.

“Ky do të mbetet tregim i suksesshëm për ne, falë reagimit profesional të Njësive Operacionale të Policisë së Shtetit, por e pamjaftueshme për t’i mbyllur problemet nëse politika dështon në ditët dhe javët e ardhshme që ta kapitalizojë këtë sukses”./Express/