FIDANISHTJA

Haziri: Studentët janë elita e proceseve të një vendi

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në Universitetin Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”, është bërë sot shpërndarja e mirënjohjeve për vullnetarizmin të organizuar nga Unioni i Studentëve Pro Evropian të mbështetur nga Komuna e Gjilanit, ku për një periudhë të shkurtër është bërë mbajtja e një debati më të rinj në ditën e rinisë dhe poashtu është bërë trajnimi për vullnetarizëm.

Në këtë takim i pranishëm në këtë akt ceremonial ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, rektori i Universitetit Arben Dërmaku me bashkëpunëtor dhe studentë të shumtë.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit ka thënë se Komuna e Gjilanit mbështet projekt-propozimet e rinisë kur ato janë në shërbim të studentëve, e mbi të gjitha të vullnetarizmit studentor.

Eco Higjiena

“Studentët janë elita e cila rritet në shoqëri, është garda e interesave qytetare dhe të publikut e më herët edhe të interesave nacionale. Ju mbeteni në nivelin e njëjtë të përgjegjësisë, ndërsa marrja me vullnetarizëm dhe organizimi i vullnetarizmit si mjet i punës brenda Universitetit dhe brenda organizatave rinore është vlerë. Universiteti Publik i Gjilanit “Kadri Zeka” është njëri nga universitetet më funksionale në Kosovë sot, dhe jam krenar që ky vit akademik ka filluar sipas parashikimeve më 1 tetor dhe me kuadër profesional, pa asnjë lloj turbulence dhe pakënaqësie çfarë e kemi në Prishtinë, Prizren apo Pejë. Ne jemi këtu dhe dëshirojmë të ofrojmë kushte më të mira, prandaj shfrytëzoni vullnetarizmin si vlerë, u jep përvojë shumë, kohën jashtë mësimit nëse ia përkushtoni me aktivitete, çfarëdo natyre qoftë ai ju e ndihmoni vetveten, gjeneratën tuaj, ndihmoni shoqërinë në përgjithësi por edhe qytetin ku jetoni dhe studioni”, ka thënë kryetari ndër të tjerash duke i dhënë mbështetje vullnetarizmit jo vetëm në universitet por në gjithë shoqërinë.

Ndërsa, rektori i Universitetit Arben Dërmaku, ka thënë se është shumë mirë që edhe në Kosovë kemi filluar të vetëdijesohemi në lidhje me vullnetarizmin, ngase sipas përvojave perëndimore, në shumicën e shteteve atje vullnetarizmi është një vlerë shumë e çmuar.
“Nga përvojat perëndimore e di se atje vullnetarizmi ka një vend të çmuar në shoqëri. Po ndjehem shumë mirë që kjo vlerë po nisë ngadalë edhe me Kosovën por me një shprehje dhe sinqeritet shumë të madh. Përgëzoj iniciatorët studentor për seminarin e mbajtur për qëllim të vullnetarizmit. Mendoj se kjo do të jetë e ardhmja e shoqërisë sonë në kuptimin e rritjes së silodaritetit edhe pse nuk mungon ky solidaritet, por duhet të jetë aktiv gjatë tërë vitit e jo vetëm në ditët e festave. Ky do të jetë një avancim dhe shprehje e kulturës sonë”, ka thënë rektori ndër të tjerash.

Ndryshe sot janë shpërndarë dhjetë certifikata në formë simbolike nga kryetari dhe rektori prej 100 sosh sa janë shpërndarë gjithsej për studentët./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.