Hidromorava

Haziri: Sovraniteti i Kosovës duhet të shtrihet në kufijtë e vitit 1974

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – 6 vjet pas pavarësisë, ka mbetur ende shumë për t`u bërë. Pavarësia dhe sovraniteti jonë nuk shtrihet ende në të gjitha pjesët e Republikës. Ky sovranitet duhet të shtrihet në territorin e kufijve të vitit 1974, duhet të shtrihet deri në ato fshatra, qytete e vendbanime ku jetojnë qytetarët e Republikës së Kosovës, pavarësisht a janë në lindje a në veri, a janë në jug apo në perëndim, ka thënë Lutfi Haziri.

Për nder të 6-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne, ku fillimisht, kryesuesja Valentina Bunjaku-Rexhepi ka thënë se shteti i Kosovës është rezultat i sakrificës së gjatë të bijve dhe bijave tona, i njerëzve tanë që luftuan me penë e me pushkë për këtë ditë. “Ne kemi obligim dhe përgjegjësi që amanetin e presidentit Rugova për një Kosovë të pavarur dhe të lirë ta qojmë në vend”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, duke iu drejtuar këshilltarëve komunalë si dhe pjesëmarrësve tjerë të seancës solemne, ku ishte i pranishëm edhe Mehmet Halimi, qytetar nderi i Gjilanit, ka thënë se 17 shkurti është meritë e të gjithë atyre që punuan, u angazhuan dhe u sakrifikuan për këtë ditë të bardhë, që shënon përmbylljen e procesit politik të statusit të Kosovës dhe natyrisht shënon kthesën e madhe për të drejta politike të të gjithë shqiptarëve, kudo që janë.

“6 vjet pas pavarësisë, ka mbetur ende shumë për t`u bërë. Pavarësia dhe sovraniteti jonë nuk shtrihet ende në të gjitha pjesët e Republikës. Ky sovranitet duhet të shtrihet në territorin e kufijve të vitit 1974, duhet të shtrihet deri në ato fshatra, qytete e vendbanime ku jetojnë qytetarët e Republikës së Kosovës, pavarësisht a janë në lindje a në veri, a janë në jug apo në perëndim”, ka thënë Haziri.

Haziri tha se Kosova vjeneze, e cila përmbylli kapitullin e pavarësisë së Kosovës, nuk i ka zgjidh të gjitha problemet sikur nuk janë zgjidhë të gjitha problemet e Shqipërisë londineze.

ARKATANA

“Ne sot kemi për obligim që të punojmë në realizimin e të drejtave të qytetarëve në Gjilan, pa pretenduar asnjëherë për të dalë jashtë asaj që kemi mandat politik. Obligimi që kemi na bënë thirrje që t`i trajtojmë barabar qytetarët. Në radhë të parë, sundimi i ligjit duhet të vendoset në të gjitha zyrat, ambientet, rrugë dhe në të gjitha segmentet tjera të punës.Detyrë e të gjithë neve së bashku është që ai amanet i madh i dëshmorëve, ai mision i madh i tyre, të shkojë në vend. Ata na mësuan ta luftojmë padrejtësinë, ata na mësuan ta kërkojmë lirinë, ata na bënë që ne sot ta shënojmë këtë ditë. Prandaj, ne nuk kemi detyrë tjetër më të rëndësishme se kjo” ka potencuar Haziri.

Haziri ka kërkuar angazhim në dy binarë. “Njëri prej këtyre angazhimeve duhet të jetë ai për ushtrimin e sovranitetit tonë në tërë territorin, ndërsa tjetri, ka të bëjë me realizimin e kërkesave të qytetarëve. Njerëzit sot duan të dinë se si do të jetë e ardhmja e tyre”.

Haziri ka thënë se liria dhe demokracia, pa sundimin e ligjit, janë të kërcënuara. Ai garantoi se këto vlera, në Gjilan do të mbisundojnë mbi çdo ego a interes tjetër grupor, klanor a politik.

Duke e përmbyllur fjalën e tij, Haziri ka thënë se amaneti i dy emra të mëdhenj të këtij vendi, presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe komandantit legjendar Adem Jashari kërkojnë nga ne që jo vetëm ta ruajmë, por edhe ta zhvillojmë shtetin dhe të drejtat tona politike.

Për t`i lëvizur sa më shpejt këto procese, ai e ka nënvizuar edhe nevojën për bashkëpunim të brendshëm. Integrimi ynë i brendshëm, është parakusht për integrim evropian, ka thënë Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.