Eko Higjiena

Haziri: Sot pranuam 640 vaksina anti-COVID-19, kërkojmë nga qytetarët që të regjistrohen për të parandaluar tollovinë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë, sot ka pranuar 640 doza të vaksinës AstraZeneca.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se prioritet është grup mosha mbi moshën70 vjeçare, të cilët janë regjistruar, por që nuk janë vaksinuar akoma.

“Ekipet e vaksinimit do t’i kontaktojnë qytetarët mbi moshën 70-vjeçare sipas planit dinamik të vaksinimit. Ndërkaq, kërkojmë nga qytetarët mbi moshën 65 vjeçare që të fillojnë të regjistrohen për vaksinim në Qendrat më të afërta të mjekësisë familjare. E kemi bërë planin që të mos shkaktohet tollovi në këtë proces të ruajtjes së shëndetit publik”, ka thënë Haziri.

Mobi Casa

Kryetari i Gjilanit bëri të ditur se vaksnimi do të bëhet në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Ramiz Cernica”, në rrugën “Pajazit Ahmeti” (afër tregut të rërës).

Përndryshe, në fazën e parë janë vaksinuar 1377 qytetarë, përkatësisht të moshës mbi 75 vjeçare, përfshirë edhe punëtorët shëndetësorë.

Ndërkaq, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 20916 mostra, 6373 kanë rezultuar pozitivë, 6146 janë shëruar, 144 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 83 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 23 dhe 61 mostra në pritje për rezultat./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.