ARKATANA

Haziri: S’ka zgjedhje të reja, koalicioni i “Elefantëve” po ofron stabilitet

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka thënë se s’ka asnjë arsye për të shkuar Kosova në zgjedhje të reja derisa ka treguar se koalicioni i dy partive të mëdha po funksionon dhe po ofron stabilitet qeverisës.

Sipas tij, kërkesat e opozitës duhet të mirëkuptohen, por s’ka asnjë gjasë që Kosova të rrëshqas në zgjedhje të reja.

“Kosova ka një kalendar zgjedhor i cili respektohet por edhe Qeverisja e “Elefantëve” ofron stabilitet institucional e zhvillim programor qeverisës. Opozita mirëkuptohet për kërkesën që Kosova të rrëshqas drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Por, kjo do të dëmtonte stabilitetin qeverisës”, ka thënë Haziri, për Gazetën Express.

“Përkundër vendimeve të vështira që ka ndërmarrë Qeveria e Kuvendi, përkundër vendimeve të vështira që pritet po ashtu, mund të siguroj se Qeverisja po punon sipas planit dinamik të programuar dhe harmonizuar nga partnerët e Qeverisë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, kohëve të fundit, Ramush Haradinaj ka nisur një fushatë në kërkim të zgjedhjeve të reja. Po kërkon që zgjedhjet të mbahen në vjeshtë. Madje, ai ka paralajmëruar mundësinë që opozita të bëhet bashkë në rast se vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme.

Uji Dea

Mundësinë për zgjedhje të reja e kanë përmendur edhe zyrtarët e PDK’së në rast se dështon zgjedhja e Thaçit në krye të Shtetit.

Por, Lutfi Haziri thotë se marrëveshja e koalicionit do të zbatohet në përpikëri derisa qeverisja do të fokusohet në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“LDK e mban fjalën dhe angazhimin institucional lidhur me zbatimin e politikave qeverisëse edhe në kuadër të marrëveshjes politike në të gjitha pikat e saja”, ka thënë Haziri, për Express, të dielën.

“Ne për herë të parë udhëheqim Qeverinë dhe do ta dëshmojmë dinamikën, angazhimin, profesionalizmin dhe zhvillimin ekonomik. Në anën tjetër korrektësi me partnerët qeverisës. Të gjithë e kuptojnë sa vështirë është të udhëheqësh me vendin por ja kemi borxh po aq sa ja kemi borxh lirinë Kosovës dje, sot, ja kemi borxh zhvillimin e saj, integrimet euroatlantike dhe liberalizimin e vizave”, ka deklaruar Haziri, për Express.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.