ARKATANA

Haziri: S’ka tolerime për kompanitë që nuk i kryejnë punët sipas kontratës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Haziri ka kërkuar nga komisioni komunal që të vazhdojnë të bëjnë mbikëqyrje të rreptë të punimeve në projekte, derisa ka konfirmuar se kompanitë që nuk i kryejnë punët sipas kontratës dhe afatit, do t’ju shkëputen kontratat. “S’ka më asnjë lloj tolerimi për kompanitë që nuk i kryejnë punët sipas kontratës”, ka thënë Haziri.

Çështje tejet të rëndësishme janë diskutuar sot në mbledhjen e rregullt të bordit të drejtorëve, të cilën e ka udhëhequr kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Në mbledhje u vlerësua lartë manifestimi pesëditor “Ditët e Lirisë së Gjilanit”, i cili ka kulmuar me ndarjen e mirënjohjeve të më të dalluarit e vitit për disa lëmi në Ditën e Çlirimit më 15 qershor.

Kryetari Haziri është informuar nga drejtorët përkatës lidhur me mbarëvajtjen e punimeve në kuadër të programit të katërshes infrastrukturore.

Hidromorava

Me këtë rast, kryetari Haziri ka kërkuar nga komisioni komunal që të vazhdojnë të bëjnë mbikëqyrje të rreptë të punimeve në projekte, derisa ka konfirmuar se kompanitë që nuk i kryejnë punët sipas kontratës dhe afatit, do t’ju shkëputen kontratat.

“S’ka më asnjë lloj tolerimi për kompanitë që nuk i kryejnë punët sipas kontratës”, ka thënë Haziri.

Në mbledhjen e sotme është diskutuar edhe për testin e dytë të maturës shtetërore, i cili u vlerësua lartë për përgatitjet dhe mbarëvajtjen, pastaj për realizimin e projektit të dezinsektimit, sikur edhe për projektin e banimit social, respektivisht renovimin e shtëpive për familjet në nevojë, ndërtimin e shtëpive të reja, si dhe pagesat e qirave për këtë kategori./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.