RCCOLA

Haziri: Sinjalizimi horizontal i munguar në Gjilan

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Qeverisja komunale konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Publike nuk ka ndërmarr asgjë në Sinjalizimin Horizontal të rrugëve të qytetit thotë Sokol Haziri nga Grupi Qytetar për Vetëqeverisje në Gjilan.

Sokol Haziri thotë se zakonisht ky projekt realizohet në muajt Prill ose Maj të çdo viti, ndërsa sipas standardeve të kërkuara kryhet për të dytën herë brenda vitit në muajt shtator ose tetor.

Eco Higjiena

“Si pasoj e mungesës së sinjalizimit kemi edhe mjaftë aksidente dhe gjithashtu edhe vështirësi tjera për pjesëmarrësit në trafik e posaqerishte për strukturat e policisë së trafikut kur duhet identifikuar dhe kryer veprimet e nevojshme në rastet e aksidenteve dhe jo vetëm” thotë Haziri për rajonipress.

“Prandaj qytetarët e Gjilanit nuk e meritojnë ketë neglizhencë e papërgjegjësi të autoriteteve komunale. Mbase këto fakte nuk mund të demantohen as nga ata që janë përgjegjës. Qytetarët meritojnë të paktën një sqarim, nëse mund të ketë dhe një kërkim falje për ketë dështim e që nuk është i vetmi” ka thënë Sokol Haziri./rajonipress/