Uji Dea

Haziri: Shtylla e arsimit mbetet prioriteti kryesor i qeverisjes

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Është mbajtur sot në lokalet e Drejtorisë Komunale të Arsimit mbledhja e radhës me drejtorët e institucioneve edukativo-arsimore të komunës së Gjilanit, në të cilën ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, si dhe drejtori i Arsimit Nazmi Musa.

Takimi është mbajtur me qëllim shpalosjes së detyrave dhe obligimeve të drejtorëve të shkollave dhe mësimdhënësve në përmbylljen e vitit mësimor për klasat e nënta e të dymbëdhjeta, të vitit 2015-2016, lidhur me vlerësimin objektiv të nxënësve, organizimin e mbrëmjeve të maturës, organizimin për mbajtjen e testit të arritshmërisë dhe të maturës shtetërore si dhe janë trajtuar tema të tjera të rëndësishme.

Drejtori i DKA-së në Gjilan, Nazmi Musa, e ka falënderuar kryetarin Haziri për interesimin e tij të përhershëm për sektorin e arsimit, i cili, sipas tij, e ka dëshmuar këtë edhe sot me praninë në këtë mbledhje.

Kryetari i Komunë së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka rikonfirmuar se shtylla e arsimit mbetet prioritet kryesor i qeverisjes së tij.

RCCOLA

“Ky është takimi im i parë sot me drejtorët e shkollave, jo për arsye që nuk e kam pasur prioritet, por për arsye që në parim është metodë e punës që unë e aplikoj duke besuar shumë në delegim dhe në udhëheqje nga autoritetet, në këtë rast është drejtori i Arsimit, i cili, menaxhon punën sipas ligjit. Dëshiroj t’ua konfirmoj që shtylla kryesore e arsimit mbetet prioritet kryesor në këtë qeverisjes, duke e shtuar kujdesin dhe duke i rritur buxhetin dhe investimet në arsim për t’i absorbuar kërkesat tuaja”, tha Haziri, duke folur para drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme në Gjilan.

I pari i gjilanasve tha se gjatë këtij viti Komuna e Gjilanit ka investuar në arsim në shumë shkolla, duke i renovuar, modernizuar, duke ndërtuar fusha sportive, ndërsa pohoi se këto investime do të rriten në vazhdim për t’ju krijuar nxënësve mundësi më të mira shkollimi. “Në këtë fundvit shkollor kam ardhur edhe për një arsye shtesë. Jemi në fazën e planifikimit të buxhetit për vitin e ardhshëm në rishikimin buxhetor, ku drejtori Nazmi Musa i ka dhënë propozimet e tij, të cilat, i ka marrë nga ju. Pas investimeve në shumë shkolla të komunës, jemi duke punuar edhe në renovimin e shkollave tjera, deri në ndërtim të tyre. Çdo propozim i juaji për investime në shkolla duhet të vije me projekt dhe mandej i realizojmë sipas mundësive. Unë ju uroj sukses dhe ju falënderoj për këtë angazhim që e keni pasur në këtë vit. Lutem shumë dhe do të punojmë bashkë që ta përfundojmë suksesshëm dhe të fillojmë përgatitjet për vitin e ardhshëm shkollor dhe me besoj shumë se do të krijojmë kushte edhe më të mira dhe investime më të mëdha në arsim”, ka shtuar kryetari Haziri.

Drejtorët e shkollave kanë interaktuar me kryetarin Haziri lidhur me projektet dhe kërkesat e tyre për nevojën e investimeve, të cilat kanë marrë ditën jeshile të të parit të Komunës për realizimin e tyre me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet si dhe në bashkëpunim edhe me qeverinë e Kosovës.

Ndryshe, drejtori i DKA-së, Nazmi Musa, ka paralajmëruar se në vitin e ri shkollor 2015-2016 të gjitha shkollat e Gjilanit, të cilat janë të pa emër aktualisht, do të jenë të emërtuara në bazë të kritereve dhe sipas ligjit./rajonipress