UBT

Haziri shprehet i lumtur me progresin e Qendrës së Shëndetit Mendor

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në kuadër të vizitave të institucioneve në Komunën e Gjilanit, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit Arbër Ismajli, ka vizituar të enjten edhe Shtëpinë e Shëndetit Mendor.

Drejtori i kësaj qendre, Afrim Cana, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën e sotme, ndërsa e njoftoi me punët, sfidat dhe progresin e arritur në këtë qendër, duke e vlerësuar si më të suksesshmen në nivel Kosove.

“Jemi e vetmja qendër në nivel Kosove që kemi arritur ta kemi kuadrin profesional, i cili kërkohet sipas hierarkisë. Në një formë përpjekjet janë që individët të cilët i trajtojmë këtu me qenë të pavarur dhe të pranuar në shoqëri. Kujdesemi për terapinë, aspektin social etj. Kemi edhe nevoja tjera që të funksionojmë suksesshëm”, tha drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Mendor, Afrim Cana.

Mobi Casa

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri u shpreh i lumtur me progresin e arritur të kësaj qendre, duke iu konfirmuar mbështetjen maksimale të Komunës për t’u dalë në ndihmë me të gjitha kapacitetet komunale.

Haziri tha se si kryetar i Komunës do të kujdeset për t’u dalë në ndihmë të gjitha institucioneve dhe kategorive shoqërore në Komunën e Gjilanit.

Ndryshe, drejtori i QSHM Afrim Cana tha se Lutfi Haziri është kryetari i parë i Gjilanit që po e viziton këtë Qendër që nga viti 2005./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.