UBT

Haziri shprehet i kënaqur me dinamikën e punimeve në shëtitoren e dytë të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës së punimeve në ndërtimin e shëtitores së dytë në pjesën e jugut, është shprehur i kënaqur me dinamikën e punimeve atje.

“Jam i kënaqur me dinamikën e punimeve dhe tashmë ky vend po merr pamje krejt tjetër. Ky është segmenti i cili e ka zgjidhur problemin kryesor për banorët e lagjeve Deremahallë, Lagjes së Balecit e Dardanisë, pasi nga kundërmimet e kanë pasur jetën e padurueshme. Do të vazhdojmë punën në ndërtimin e shëtitores edhe në drejtim të “Livadheve të Akllapit” dhe në drejtim të lagjes “Dardania”, ka thënë Haziri.

“Ne do të vazhdojmë logjikën e njëjtë të zbatimit të projektit për mbulimin e shtratit të lumit deri në fund, e që nënkupton edhe ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, duke i dhënë zgjidhje këtij problemi”, shtoi ai.

Fundamenti

Haziri ka paralajmëruar se këtë vit do t’i japin zgjidhje edhe projektit të lumit Stanishorka, sikurse edhe lumit Morava.

“Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është investitori më i madh, ndërkaq Komuna e Gjilanit së bashku me Qeverinë e Republikës merr pjesë me financa drejtpërdrejtë në këto projekte”, ka përfunduar kreu i Gjilanit. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.