Mobi Casa

Haziri: Shpërndarja e Kuvendit vjen kur Kuvendi dështon ta zgjedhë qeverinë, jo kur dështon ta konstituojë vetëveten

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e lidhi opsionin e shpërndarjes së Kuvendit me “shantazh politik”.

Ai tha se nuk po shihet ndonjë përpjekje nga Lëvizja Vetëvendosje që ta gjejë një marrëveshje politike.

“S’ka të bëjë me ftesa të tilla. Cinizmi, ironia, e kanë rënduar dhe e kanë bërë më neverike ardhjen tonë çdo 48 orë”, tha ai, duke komentuar një thirrje të deputetit të LVV-së, Mefail Bajqinovci për koalicion.

“T’i kthehemi realitetit”, tha Haziri, i cili shtoi: “Ata që e shtijnë në opsion shpërndarjen e Kuvendit, ata që e shtijnë në opsion dënimin e deputetëve, mund t’ju them lirisht që e shtyjnë në funksion shantazhin politik”.

“Marrëveshja politike bëhet me mirëbesim. Vendoset një rrugë të cilën fryma kushtetuese e kërkon”, tha ai.

ARKATANA

Haziri theksoi se “në Kosovë nuk ka fitues të mëdhenj”.

“Ka fitues me të drejtë të fituar që të ulet dhe të punojë me njerëz, me partitë politike, me deputetë – të gjejë rrugë. Por këto nuk po i shohim ende, nuk po i shohim në asnjë situatë”, tha ai.

Shpërndarja e Kuvendit, Haziri tha se “vjen kur dështon Kuvendi ta zgjedhë qeverinë, jo kur dështon ta konstituojë vetëveten, sepse ky është problem i partisë së parë”.

“Nuk është problem as i individit, as i deputetit, por është bukfalisht çështje që i kërkohet partisë së parë që ta gjejë një formë për ta ndërtuar një marrëveshje politike”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.