Mobi Casa

Haziri shpërndan certifikatat e përfituesve nga projekti i AZHR – Lindje

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Agjencioni për Zhvillim Rajonal – Lindje ka bërë sot ndarjen e çmimeve për biznes planin me të mirë që është pjesë e projektit “programi mbështetës për bizneset e reja të themeluara nga familjet që pranojnë remitenca”, ku ka marrë pjese kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përfaqësues të disa komunave, të komunitetit të biznesit etj.

Ky projekt është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe e përkrahur nga UNDP.

Drejtori i Agjencionit për Zhvillim Rajonal, Almir Hyseni, ka thënë se kjo iniciativë ka për qëllim të inkurajoj dhe ndihmojë familjet që pranojnë remitenca, bizneset e reja dhe bizneset ekzistuese me qëllim të themelimit ose të zgjerimit të biznesit ekzistues duke zhvilluar plane biznesi.

Ndërsa kryetari i Komunës Lutfi Haziri, ka përshëndetur këtë aktivitet të sotëm, duke thënë se Komuna do të vazhdon të krijoj ambient të qëndrueshëm për zhvillim ekonomik lokal.

Uji Dea

“Komuna e Gjilanit do të vazhdon të krijoj ambient të qëndrueshëm për zhvillim ekonomik lokal. Gjilani dhe Komunat e lindjes së Kosovës kanë numrin më të madh të bashkëvendësve që jetojnë dhe punojnë në diasporë. Do të krijojmë lehtësira edhe më të madha, për të gjithë ata që duan të investojnë apo bashkë-investojnë në Komunën e Gjilanit”, tha ai.

“Komunës dhe e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik tash e tutje do të jetë një mbështetje e madhe e të gjithë atyre që kanë interes, duan dhe mund të investojnë në vendlindjen e tyre, pavarësisht se ku ata dëshirojnë në investojnë dhe në cilën fushë. E rëndësishme është që investimet të rriten dhe të kemi një ngritje të bizneseve në përgjithësi”, ka shtuar ndër të tjera kryetari Haziri.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ua ka shpërndarë certifikatat përfituesve të këtyre granteve, në vlerë prej 16 mijë eurove grante dhe 16 mijë euro kontribut nga familjet që jetojnë në diasporë.

Nga ky projekt kanë përfituar këta persona: Ismete Zymberi – Gjilan, Albina Arifi- Rexhepi- Gjilan, Sami Syla – Gjilan, Feime Rexhepaj – Kamenicë, Qëndrim Lubishani – Viti, Zvonimir Vasic – Partesh, Radomir dhe Jasmin Zhivkonic – Partesh dhe Nagovan Jovanovic nga Parteshi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.