ARKATANA

Haziri: Shoqata “Pogragja” shembull i mirë i bashkatdhetarëve të cilët e ndihmojnë vendlindjen

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e shoqatës “Pogragja” me seli në Zurich të Zvicrës, të cilët i ka falënderuar për punën e madhe që po e bëjnë për fshatin e tyre.

Haziri vlerësoi se shoqata “Pogragja” është shembull i mirë që bashkatdhetarët tanë nga Zvicra ndihmojnë vendlindjen e tyre, përkatësisht fshatin e tyre.

FIDANISHTJA

“Ju falënderoj shumë për kontributin dhe punën tuaj të mrekullueshme që po e bëni si shoqatë për vendlindjen. Ju jeni shembull i mirë i bashkatdhetarëve nga Zvicra të cilët ndihmojnë vendlindjen e tyre, përkatësisht fshatin e tyre, duke i dedikuar një pjesë të mjeteve financiare për vendlindjen. Po e përsëris që mërgimtarët tanë kudo në botë janë vlerë e jona kombëtare”, tha Haziri.

Ndërkaq, Agron Aliu, përfaqësues i shoqatës “Pogragja” me seli në Zurich, pasi ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen miqësore, ka shprehur zotimin se do të vazhdojnë të kontribuojnë për fshatin e tyre edhe në të ardhmen./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.