Eko Higjiena

Haziri: Shkolla “Selami Hallaqi” për 45 vite shërbeu si vatër e dijes dhe e organizimit për çlirimin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Shkolla fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan ka shënuar 45-vjetorin e themelimit të saj.

Kreu i Komunës, Lutfi Haziri, pasi ka uruar drejtorin Falorim Maloku, zëvendësin Fatmir Selimi, pedagogen Drita Kallaba e të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, ka thënë se këto janë 45 vite të krenarisë dhe sukseseve të jashtëzakonshme që janë arritur në këtë institucion të dijes, e cila shërbeu edhe si vatër e organizimit për çlirimin e Kosovës.

“I uroj drejtuesit të shkollës dhe të gjithë mësimdhënësit e nxënësit për këtë përvjetor jubilar. Përveç si vatër e dijes për 45 vite, “Selami Hallaqi” ka qenë objekti dhe vendi ku ne kemi organizuar jetën paralele, përfshirë takimet, tubimet, manifestimet kulturore e sportive, e përgatitjet e dy grupeve të para në sallën e edukatës fizike. Edhe grumbullimi i buxhetit të Komunës, ruajtja e jetës dhe protestat në qytet janë organizuar nga këtu”, ka thënë Haziri.

United Hospital

Duke e pasur prioritetin kryesor sektorin e arsimit edhe në qeverisjen e re, Haziri ka përmendur një varg suksesesh dhe investimesh në “Selami Hallaqi” për mbarëvajtjen e punës aty, duke shtuar se kujdesi ndaj këtij dhe institucioneve tjera arsimore do të jetë në vazhdimësi.

Përndryshe, më 7 mars të këtij vitit, kryetari i Gjilanit e ka vendosur një pllakë përkujtimore aty në shenjë falënderimi për kontributin e gjeneratave të tëra të arsimtarëve dhe të dy ish drejtorëve të shkollës “Selami Hallaqi” në vitet 90-ta. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.