GRANDEMALL

Haziri: Shetitorja mbi lumin “Mirusha” është kthyer në qendër për bizneset

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, njëherit kandidat edhe për një mandat qeverisës, Lutfi Haziri, ka parë nga afër sot punimet në ndërtimin e shetitores mbi lumin “Mirusha”. Haziri tha se kjo shetitore është kthyer në qendër për bizneset.

“Përfundimisht, në lagjja e “Balecit” nuk ka më kundërmim. Kjo shetitore është kthyer në qendër për bizneset. Planifikohet organizimi i bizneseve të mesme dhe të vogla, duke krijuar vende të reja pune dhe duke e ringjallur pas 30 viteve qendrën e Gjilanit”, ka thënë Haziri, duke treguar për realizimin e projektit të tërësishëm.

Mobi Casa

“Do të vazhdojmë rindërtimin e sheshit përfshirë gjelbërimin, organizimin urban dhe kjo shetitore e re do të përfundoj tek furra “Aroma” në pjesën e epërme, ndërsa do të vazhdojmë në pjesën e poshtme deri tek “Mulliri i Akllapit”. Ne besojmë që në vitin e ardhshëm do të përfundojnë të gjitha punimet në këtë pjesë dhe do të fillojmë ta rindërtojmë në të njejtën mënyrë lumin “Stanishorka”, ka shtuar kreu i Gjilanit.

Kryetari Lutfi Haziri ka theksuar se sheshi “Rexhep Mala e Nuhi Berisha” tashmë po merr formë, duke vazhduar zgjerimin e rrezes dhe duke e vendosur në plan të parë rrënimin e ish-objektit të ekzekutivit dhe hapjen e hapësirave për qytetarët dhe për bizneset./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.