Uji Dea

Haziri: SHBA-ja po e përkrah Gjilanin falë performancës së mirë dhe disiplinës së ashpër buxhetore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës që i ka bërë punimeve në ndërtimin e çerdhes në lagjen “Dardania”, ka thënë se ky projekt po mbështetet nga qeveria amerikane, falë performancës së mirë dhe disiplinës së ashpër buxhetore që, sipas tij, po aplikohet në Gjilan.

“Qeveria amerikane e ka zgjedhur ta përkrah Gjilanin në ndërtimin e çerdhes moderne në “Dardani” falë performancës së mirë dhe disiplinës së ashpër buxhetore, por edhe transparencës dhe kritereve të tjera, që USAID i ka parashtruar për Komunën e Gjilanit”, ka thënë Haziri.

Ai tha se me ndërtimin e kësaj çerdheje, kanë arritur t’i plotësojnë kërkesat dhe nevojat arsimore të kësaj lagjeje.

Uji Dea

“Projekti për ndërtimin e çerdhes në lagjen “Dardania” është për 15 mijë banorë dhe përfundimisht kemi arritur ta mbështesin propozimin e Drejtorisë së Arsimit dhe të prindërve të kësaj lagjeje që të kompletohet infrastruktura për institucionet parashkollore. Ky investim e plotëson nevojën arsimore për këtë pjesë të qytetit”, është shprehur Haziri.

Vlera e ndërtimit të çerdhes në “Dardani” është 400 mijë euro dhe është bashkëfinancim i Komunës me qeverinë amerikane. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.