Haziri: S’duhet të japim veriun për të marrë lindjen

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë. Ai ka thënë se ka Kosova nuk duhet t’ia jap asnjë pjesë të tokës Serbisë.
Haziri në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në T7, është shprehur i bindur se Kosova nuk bënë t’i jap asnjë pjesë të tokës Serbisë.
“Ne nuk duhet të japin veriun për ta marrë lindjen”, ka thënë Haziri.
Ai ka thënë se Kosovë duhet të pretendoj që të marrë lindjen duke mos e dhënë asnjë pjesë të veriut të Kosovës.
Haziri: Për bashkimin e Luginës kam folur në vitin 2011
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë. Ai ka thënë se ka qenë i pari që e ka përmendur mundësin e bashkimit të Luginës me Kosovën.
Haziri në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në T7, ka treguar se idenë e bashkimit të Lugës e ka dhënë qysh në vitin 2011.
“Unë për bashkimin e Luginës kam fol vite më parë. Këtë ide e kam dhënë qysh në vitin 2011”, ka thënë ai
Haziri ka thënë se këtë kohë ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës, dhe siç ka shpjeguar ai, këtë kohë LDK ishte në opozitë.
“Ne atë kohë kemi qenë në opozitë dhe unë në atë kohë kam fol për këtë bashkim”.
A është bërë Lutfi Haziri, argat i Hashim Thaçit? Dëgjojeni çfarë thotë në Pressing
E martë, 25 Shtator 2018 21:24 00
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka mohuar se është avokat i ideve të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, brenda partisë së tij.
Haziri është pyetur në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, nëse përfaqëson linjën e Thaçit brenda LDK’së, ashtu siç akuzohet.
“Është opinion i gabuar”, është përgjigjur Haziri. “Perceptimi nuk është e vërteta”, është shprehur ai.
Haziri po ashtu ka thënë se LDK’ja s’ka vija të kuqe për Thaçin. “Nuk ka, as nuk ka pasur asnjëherë”, ka deklaruar ai.
“As nuk do të ketë zoti Thaçi vijë kurrë”, ka shtuar Haziri.
I pyetur se kush është zyrtari i LDK’së, me të cilin Thaçi ka thënë se ka biseduar për negociatat me Serbinë, Haziri është përgjigjur: “Me zotin Thaçi ka biseduar vetë kryetari i LDK’së, Isa Mustafa. E ka takuar personalisht”.
“Isa Mustafa e ka konfirmuar publikisht. S’kanë qenë takime të fshehura”, është shprehur ai. /Express/