Eko Higjiena

Haziri: Rugova pjesë thelbësore e historisë së shqiptarëve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Deputeti dhe kryetari i degës së LDK-së Lutfi Haziri ka thënë se këtij 100 Vjetori i ka munguar Presidenti Rugova, por nuk do t`i mungojë historisë së shqiptarëve.

Të dielën për nderë të ditëlindjes së Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, një delegacion nga kryesia e Degës së LDK-së së Gjilanit në krye me kryetarin, njëherit deputetin e Kuvendit të Kosovës Lutfi Haziri, kanë bërë homazhe tek varri i Presidentit të ndjerë Rugova.

Deputeti Haziri tha se kemi obligim moral ta nderojmë Presidentin historik dr. Ibrahim Rugova, njeriun që ka zënë faqet e para të historisë më të re të kombit tonë.

RCCOLA

Ai gjithashtu shtoi se këtij 100 Vjetori i ka munguar Presidenti Rugova, por nuk do t`i mungojë historisë së shqiptarëve.

Haziri e ka çmuar lartë kontributin e Ibrahim Rugovës i cili me të drejtë konsiderohet themeluesi dhe ndërtuesi i Pavarësisë dhe shtetit të ri të Kosovës./rajonipress/