Haziri: Rrugët kryesore janë të hapura për qarkullim

Gjilan – Pas reshjeve të borës, Komuna e Gjilanit ka ndërmarrë masat e menjëhershme për pastrimin e rrugëve përmes kompanisë përgjegjëse dhe tashmë rrugët kryesore janë të hapura për qarkullim thotë Lutfi Haziri.
Haziri ka thënë se po punojmë pa ndërprerë që t’i hapim rrugët edhe në fshatra. Luten qytetarët që për çdo problem eventual të kontaktojnë në numrin kujdestar +37744125936 dhe personat përgjegjës do të jenë në vendin e ngjarjes në kohë rekorde ka shkruar Haziri./rajonipress/